AKTUALITET /

Afera 5D, 2 ish-drejtorët nuk shkojnë në gjyq, Mazniku: Unë firmosja vetëm kontratat, ekspertët verifikonin

Shkruar nga Versus
Afera 5D, 2 ish-drejtorët nuk shkojnë në gjyq, Mazniku: Unë
Arbjan Mazniku, Mariglen Qato, Redi Molla

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet sot për aferën 5D, për të cilën janë marrë të pandehur disa ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës, ka dëshmuar ish-ministri Arbjan Mazniku i cili gjatë viteve 2019-2021 ka mbajtur postin e nënkryebashkiakut të Tiranës.

Ish-drejtorët Redi Molla dhe Taulant Tushe nuk kanë qenë të pranishëm në sallë duke kërkuar të përfaqësohen nga avokatët e tyre. Ndërsa Mariglen Qato, Enton Punavia, Julian Zanaj dhe Albano Janku janë të pranishëm në procesin gjyqësor.

Mazniku i cili aktualisht është deputet dhe njëkohësisht drejtues i komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi ka dëshmuar se roli i tij nuk ka qenë verifikimi i aspekteve teknike, pasi me atë punë merreshin ekspertët, por ka patur si rol firmosjen e kontratës përfundimtare si titullar i autoritetit kontraktor.

Ai deklaroi se Redi Mollën dhe Mariglen Qaton i ka njohur personalisht dhe se ka patur marrëdhënie shumë të mirë me to. 

Pjesë nga dëshmia: 

Mazniku: Kam pasur postin e nënkryetarit të bashkisë. Detyra ime si titullar i autoriteti kontraktuor, ben verifikim final te procedures dhe firmos në fund kontraten, nuk jam marrë me lënden pasi verifikimet janë kryer nga ekspertet. Raporti pëbledhës është raport i bërë me ekspert, pasi drejtorët e fushës respektive kanë miratuar procesin. Ne kalonim me dhejtëra procedura në dritë, unë sigurohesha që personat përgjegjës kishin bërë firmosjen e dokumentave dhe ata kishin bërë detyrën e tyre dhe une thjesht e certifikoja si proces. Në thelb është certifikimi i faktit ata që vijnë nga fushat përkatëse, si inxhinierët juristët e tjerë dhe kanë bërë detyrë e tyre. Redi Mollën, Mariglen Qaton i njoh kam pas mardhënje shumë të mirë me to. Ndërsa Nestor Muhametllarin nuk e njoh. Nuk kam pasur informacion që ata kishin interesa nga shoqëri të ndryshme.

Avokati Ardian Leka: Ju si bashki keni tenderuar disa procedura, përgjatë gjithe ketyre tenderimeve ju ka qëlluar punë e pambaruar?

Mazniku: Patjetër që janë bërë qindra projekte ka momente që një pune mund të ngec, ka pas arsye të ndryshme që mund të bëheshin pengesë, por saktësoj se këto janë pjesë teknike. Unë nuk di të ketë projekte të pambaruar, por di që ka pasur projekte që nga 1 vit kanë zgjatur deri në 1 vit e gjysëm.  Kur punimet ndalonin për faj të kompanisë merreshin masa në ngarkim  të kompanisë, deri në përjashimin e saj nga gara për tenderat.

Avokat Denion Bogdani: Keni pas ndërhyrje për të favorizuar kompaninë 5 D ose Vas konstruksion?

Mazniku: Jo nuk kam patur. Versus,al

Poll