
Deputeti socialist Loer Kume ka reaguar për arrestimin e vëllait të tij Enea Kume gjatë një aksioni që policia ka zhvilluar në Durrës. Ligjvënësi tha se ishte informuar që mbrëmë për arrestimin e vëllait të tij, por theksoi se secili është përgjegjës për jetën e tij.
“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume për mediat.
Sipas informacioneve, Enea Kume, është arrestuar në kuadër të një aksioni që po zhvillohet me urdhër të SPAK për tjetërsimin e pronave. Versus.al







