AKTUALITET /

EMRI/ Itali, shqiptari humb jetën në aksident, e përplasi italiani që vinte në korsi të kundërt

Shkruar nga Versus

EMRI/ Itali, shqiptari humb jetën në aksident, e përplasi

Eduart Shaka, 44 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.

Sipas raportimit të medieve italiane, policia e ka gjetur Shakën jashtë makinës së tij, pas përplasjes “kokë më kokë” me një automjet, që e ngiste një shtetas italian. Ky i fundit ecte në korsinë e kundërt.

EMRI/ Itali, shqiptari humb jetën në aksident, e përplasi

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se edhe shqiptari Shaka nuk ka vendosur rripin e sigurimit. Drejtuesi i Golf-it që u përplas me Fiat Punto-n e shqiptarit ndodhet nën hetim. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Carbonera.

Përplasja ishte fatale për jetën e shqiptarit, ndërsa italiani 53-vjeçar u lëndua lehtë. Eduart Shaka, lindur në Durrës, jetonte në Itali që nga viti 2010.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: