
Shkodër- Një 21 vjeçar i identifikuar si Ergys Arrnjeti është arrestuar nga forcat "Operacionale" në Vaun e Dejës pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndëkombëtar të lëshuar nga Italia.
I riu u kap në fshatin Barbullush për t'u ekstraduar drejt Italisë ku gjykata ne L'Aquilas i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" nën akuzën se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për këtë vepër penale, kodi penal vendas parashikon dënimin me 24 vite burg.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali. Versus.al







