Elbasan- Policia ka arrestuar Fatmir Hoxhën, 55 vjeçarin i cili punonte si mësues në një shkollë të Rrajcës ku dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një shkollë 9 vjeçare, ndërsa denoncimi në polici ishte dorëzuar nga prindërit e dy të miturave të cilat pretendojnë se mësuesi ka bërë veprime të ngacmimit seksual ndaj tyre.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. Versus.al








