
Policia e Shkodrës ka arrestuar pronarin e rrjetit të marketeve Xhedis,51-vjeçarin Prek Gjoni, i cili dhunoi disa ditë më parë gazetarin Ervin Dushi.
Sipas deklarimeve të gazetarit, Prek Gjoni, së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin me të, e ka goditur me grushte.
Në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës thuhet se ngjarja ndodhi më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.
Njoftimi i plotë
Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

