AKTUALITET /

U akuzua për shkelje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, shpallet e pafajshme nga Apeli i GJKKO ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato

Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato dhe 9 persona të tjerë të cilët akuzoheshin për shkelje të barazisë më tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë

Shkruar nga Versus

U akuzua për shkelje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë,

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është shpallur e pafajshme nga Apeli i GJKKO, së bashku me 9 persona të tjerë të cilët akuzoheshin për shkelje të barazisë më tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë.

Emrat e të akuzuarve që u shpallën të pafajshëm:

Sonila Qato

Simon Prendi

Elona Gogo

Erdit Salillari

Admir Pahumi,

Nikollaq Mihali

Miranda Shkurti

Arbër Troka

Almir Hoxhaj

Arjana Hasani

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:

1. Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 tä Gjykates se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.

2. Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P per kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

3. Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar

nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale
"Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

- Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale

"Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar

nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

- Shpenzimet giygësore ne ngarkim te shtetit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026.

Poll