AKTUALITET /

EMRI/ Shqiptari, baba i dy fëmijëve vritet me thikë nga patrioti i tij në Itali

Shkruar nga Versus
EMRI/ Shqiptari, baba i dy fëmijëve vritet me thikë nga patrioti
Foto nga vendngjarja pranë lokalit në Itali

Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bettola ku një 42 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë pas një debati që kishte pasur në një lokal.

Viktima, baba i dy fëmijve, rezulton të jetë goditur tre herë me thikë në qafë. Mediat italiane shkruajnë se autori ka qenë gjithashtu shqiptar dhe tashmë është arrestuar nga policia.

42 vjeçari tentoi të ikte nga vendngjarja dhe të shkonte për në spital, por fatkeqësisht nuk ia arriti dhe u gjet i pajetë në tokë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati me bashkëatdhetarin e tij që ka degraduar deri në dhunë fizike dhe më pas ka ndodhur vrasja. Versus.al

Poll