
Lilo Mera, 26-vjeç është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshtim të efektivëve të policisë dhe nuk kishte pranuar që të gjobitet për një shkelje të qarkullimit rrugor, duke ngritur dorë dhe dhunar efektivin e policisë.
I riu i ka marrë policit pajisjen elektronike të gjobave, ndërsa i përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Butrinti në Ksamil.
‘Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Ksamil. Ky shtetas, gjatë ditës së djeshme, në rrugën Butrinti, Ksamil, (rast i bërë publik dhe me pamje filmike në rrjetet sociale) kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës, gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore’- njofton policia./ Versus.al







