
Qyteti i Vlorës është përfshirë nga era e fortë e cila ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.
Për shkak të reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për largimin e pemëve nga rruga, dhe për të rifilluar qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këmbë, ose me makina./Versus.al

