
Në spitalin infektiv në QSUT rezultojnë të jenë shtruar 9 persona, pasi janë identifikuar si të prekur me virusin e nilit perëndimor, virus i rikthyer pas 13 viteve në vendin tonë.
Sipas shefes së këtij pavioni, Nejada Çomo, të shtruarit janë mbi moshën 70-vjeç.
Çomo tha gjithashtu se kjo është një sëmundje që prek trurin dhe ka një rrezik të madh për kategori të veçanta.
Shefja e infektivit tha se në këtë periudhë janë shtuar rastet e meningiteve edhe encefaliteve e disa prej tyre kanë shkaktuar ethet e nilit perëndimor.
Simptomat më të shpeshta nga infektimi me virusin e nilit janë temperatura , dhimbje të forta koke, lodhje, dhimbje të nyjeve apo skuqje në lëkurë. Në disa raste sëmundja mund të agravojë dhe shkaktojë infeksion të trurit./ Versus.al








