AKTUALITET /

Rikthehet pas 13 vitesh virusi “Ethet e Nilit” në Shqipëri! 3 të vdekur dhe 17 të infektuar

Autoritetet shëndetësore u shprehën se situata është nën kontroll pavarësisht 3 rasteve kur pacientët kanë ndërruar jetë nga ky virus.

Shkruar nga Versus
Rikthehet pas 13 vitesh virusi “Ethet e Nilit” në
Drejtoresha në ISHP, Silva Bino

Pas 13 vitesh, është rikthyer në Shqipëri virusi i njohur si “Ethet e Nilit”.

Deri më tani në vendin tonë mësohet që ky virus të ketë shkaktuar 3 viktima ndërkaq që 17 persona janë të infektuar në total.

Virusi “Ethet e Nilit” përhapet nga mushkonjat të cilat ushqehen me gjakun e zogjve por jo nga njeriu tek njeriu.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino konfirmoi lajmin për mediat por theksoi se situata është nën kontroll. Infektimi nga ky virus zgjat nga 2 deri në 15 ditë ndërsa simptomat janë të ngjashme me ato të gripit. 

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini deklaroi se ndër masat e marra do të jetë edhe dezinfektimi i gjithë vijës bregdetare të vendit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: