AKTUALITET /

'Faleminderit çdo shqiptari', Lusi Meçja flet nga Aeroporti i Rinasit: Po shkoj në Itali të kurohem

14 vjeçari është shprehur mirënjohës ndaj çdo shqiptari që kontribuan përmes llogarisë “GoFoundme”

Shkruar nga Versus
'Faleminderit çdo shqiptari', Lusi Meçja flet nga
Luis Meçja

Shoku i Martin Canit, Luis Meçja 14 vjeçari që mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë shumë pranë shkollës 'Fan Noli' është nisur për kurim të specializuar drejt Italisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një intervistë për Top Channel, 14 vjeçari është shprehur mirënjohës ndaj çdo shqiptari që kontribuan përmes llogarisë “GoFoundme”, e cila u hap nga vetë ata për të përballuar shenzimet e trajtimit jashtë shteti.

Ëndrra e tyre dhe e Luisit është që ai t’i rikthehet sportit dhe këtë gjë mjekët në Shqipëri nuk ia garantuan.

“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, thotë i ati i Luisit, Fiqiri Meçja.

Ndërkohë, hetimi i policisë mbetet akoma i pazbardhur. Familja e të ndjerit dhe e Luisit bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të konfliktit të ndodhur pranë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ndërsa Luisi i qëndron deri në fund deklaratës së tij për përfshirjen e një autori të dytë në sherr i cili gjithashtu ka qëlluar me thikë.

“Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shton ai.

Familja Meçe po ashtu njoftoi se kanë realizuar një ekspertizë mjeko-ligjore private për të verifikuar një autor tjetër të përfshirë në incident, përveç Mario Përlleshaj. Babai i Luisit theksoi se autoritetet kanë publikuar vetëm pamjet nga dalja e fëmijëve nga shkolla, duke lënë anash ato që tregojnë ngjarjet gjatë konfliktit.

“Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur”është shprehur babai i Luisit.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: