AKTUALITET /

Falsifikonin datat e mallrave të biznesmenit Skifter Tagani, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

Me kërkesë edhe të prokurorisë dy vëllezërit do të hetohen në masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg por për asgjësim të tyre.

Shkruar nga Versus
Falsifikonin datat e mallrave të biznesmenit Skifter Tagani, lihen në
Skifter Tagani

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara.

Me kërkesë edhe të prokurorisë dy vëllezërit do të hetohen në masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg por për asgjësim të tyre.

Kjo procedurë do të ndodhte sapo të ishin krijuar kushtet financiare.

Gjatë kontrolleve të një magazine të kompanise Master al, në pronësi të Skifter Taganit, policia gjeti produkte ushqimore, kroasant, fruta të thata e të tjera, të cilat kishin skaduar që në muajin janar dhe shkurt.

Sipas autoriteteve mbi to, ishin vendosur etiketa skadence të falsifikuara me data më të largëta, dhe ishin bërë gati të nxirreshin në treg.

Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara./Versus.al

Poll