Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar me zë e figurë: Çdo pengesë që “pengon” hapësirat publike, të prishet menjëherë!
Por ja ku vjen komuna Dajt, ku urdhëri i kryeministrit shndërrohet në… komedi!
Në rrugën 'Muhamet Gjollesha' duket se po 'punohet fuqishëm' për të zbatuar urdhërin e kryeministrit.
Komuna ka nxjerr vetëm dy punëtorë të cilët po punojnë për të hapur vetëm një rrugë të që do përdoret nga njerëzit për trotuar, pjesë të cilën banorët e pallatit e përdornin për parkim, por ndërkohë është lënë pa prekur e gjitha shtesa e lokalit 'Twist' ngjitur i cili përveçse lë banorët e pallateve përreth pa gjumë për shkak të muzikës së lartë deri në orët e vona, ka bllokuar dhe rrugën.
Siç shihet dhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e Versus, plani është që një pjesë e rrugës të prishet për t'u bërë trotuar, ndërsa hapësira e zënë nga biznesi bar të mos preket asnë centimetër.
Pra me pak fjalë plani është të shtojmë trotuar pa prekur hapësirën publike të zënë nga privati, por duke ngushtuar rrugën, që tani nuk mund të quhet më e tillë. Le të themi një rrip si një shteg dhish, në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Sikur kishte një urdhër nga kryeministri për çlirimin e hapësirave publike nga bizneset! Versus.al







