
Motra e viktimës, Asim Gjoni, i cili u vra nga babai i tij, Hekuran Gjoni ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë në familjen e saj.
Ajo ishte prezente kur ka ndodhur ngjarja dhe bashkëshortja e viktimës e ka akuzuar atë si 'mollë sherri' mes bashkëshortit dhe vjehrrit të saj pasi kërkonte dokumentet e pronësisë së banesës.
E shtruar në spital ajo është shprehur për News/24 se është braktisur nga familja dhe se përshkak të dhunës së ushtruar nga vëllai i asaj, Asim Gjoni ka katër brinjë të thyera në kafaz të mushkërisë.
Ajo shton më tej se i ati atë ditë kishte pirë pak sepse ishte i gëzuar se katër familjet kishin një sahat dritash. Gjithashtu ka mohuar pretendimet e kunatës që ajo ka kërkuar pasuri nga babai i saj.
“As nuk më kanë shkruar as nuk më kanë pyetur se si jam . As mamaja nuk më ka marrë në telefon. Askush nuk vjen, unë nuk u kam bërë asgjë.
Më ka thyer 3 apo 4 brinjë im vëlla, brinjë në kafaz të mushkërisë.
Unë jam e martuar dhe jetoj në Gjermani. Kurrë nuk kam ndenjur tek babai. Por kësaj radhe im atë më tha mos paguaj qera eja jeto tek unë.
U ktheva nga Gjermania pasi u mërzita atje pa punë.
Vëllai im është ndarë nga babai dhe jetonte në shtëpi veç që kur u martua. Shkonte në shtëpinë e tim eti vetëm për t’i ngacmuar.
Atë ditë babi kishte pirë pak sepse ishte gëzuar, më parë kishin një sahat dritash katër familje.
Mua nuk më ka interesuar kurrë pasuria e tim ati.
Dokumentet babai ua ka marrë vëllezërve vetëm sepse donte t’u ndanin sahatët.
Unë nuk dua të flas shumë sepse edhe jeta ime rrezikohet.
Në mos një herë një herë një vrasje aty do të bëhej, kurrë nuk kishin komunikim sepse problem ka qenë pasuria.
Shtëpinë e ndërtoi babai ndërsa ata sillnin paratë nga emigrimi. Edhe ne motrat kemi kontribuar të gjitha.
Pasuria është ndarë dhe shtëpia, kati i parë me dokumente është i Asimit. Mesa di unë sepse kurrë nuk më ka interesuar pasuria e babait. Vëllezërit e mi pinin shumë të gjithë”, tha ajo./Versus.al







