
Vija bregdetare e Orikumit u përball këtë të martë me një fenomen të pazakontë që surprizoi banorët. Dallgët e fuqishme kanë prekur objektet përgjatë bregut, duke shkaktuar përmbytje në biznese dhe disa oborre banesash.
Deti është ngritur mbi 1.5 metra mbi nivelin normal, duke përmbytur edhe rrugën kryesore të zonës.
Autoritetet njoftojnë se fenomeni është shkaktuar nga kombinimi i baticës, erës së fortë dhe dallgëve të larta.

