AKTUALITET /

Fituan miliona lekë nga gjobitja e makinave me targa të huaja, 10 orë gjyq për 22 policët! Lirohen pjesa më e madhe

Në gjykatën e Apelit u vendos lënia në fuqi e masave ndaj efektivëve të arrestuar për përfitimin e 2.2 mln lekëve nga gjobitja e makinave me targa të huaja.

Shkruar nga Versus

Fituan miliona lekë nga gjobitja e makinave me targa të huaja, 10

Kukës- Gjykata ka mbajtur sot seancën gjyqësore për 22 efektivët e arrestuar nën akuzën e përfitimit të 2.2 mln lekëve të reja nga gjobitja e makinave me targa të huaja në Rrugën e Kombit.

Në përfundim të seancës që zgjati për 10 orë rresht, gjykata vendosi lënien në burg të 6 efektivëve të policisë, 4 të tjerë në arrest shtëpie dhe 12 të tjerë detyrim paraqitje.

Mase sigurie me burg u la në fuqi për Nënkomisar Krenar Mollën, Inspektor Gasper Gjeta, efektiv Armand Shehun, inspektor Ndoc Pjetrin, dhe inspektor Armir Hallacin. Efektivët nuk kishin hedhur në sistem gjobat e vendosura për makinat me targa të huaja në autostradën Milot-Morinë në periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluara. Në total 160 gjoba nuk u futën në sistem duke shkaktuar një dëm prej 22 milionë lekësh të vjetra.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: