AKTUALITET /

FOTO/ Ky është shefi i antidrogës së Durrësit që u arrestua për shantazh ndaj biznesmenit

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ky është shefi i antidrogës së Durrësit që u

Personi që po shihni në foto është Gazmir Preçi, shef sektori kundër trafiqeve dhe narkotivë në Policinë e Durrësit që u arrestua këtë të enjtë në mbrëmje.

FOTO/ Ky është shefi i antidrogës së Durrësit që u

Preçi i vu në pranga pas hetimeve të AMP dhe SPAK ndërsa kishte shantazhuar pronarin e një bizesi në qytetin bregdetar me 20 mijë euro, përndyshe do t’I mbyllte ambjentin në pronësi të tij.

Gazmir Preçi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar G. P., me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: