AKTUALITET /

FOTO/ Mbrotja e zyrtarëve të drejtësisë, gardistët shqiptarë trajnohen nga Shërbimi Sekret Amerikan

Gardistët e trajnuar nga agjentët amerikanë janë përgjegjës për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Mbrotja e zyrtarëve të drejtësisë, gardistët
Pamje nga trajnimi

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se tetë efektivë të Gardës së Republikës kanë marrë pjesë në një trajnim të avancuar taktik, të organizuar nga Shërbimi Sekret Amerikan, në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit në Budapest.

Në komunikatën e saj, Ambasada thekson se “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që kontribuojnë në luftën kundër krimit të organizuar.”

Gardistët e trajnuar nga agjentët amerikanë janë përgjegjës për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK.

Ambasada shton gjithashtu se ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me profesionistët që sigurojnë mbrojtjen e zyrtarëve të drejtësisë në Shqipëri.

 

Poll