AKTUALITET /

FOTO/ Një tjetër turist zhduket në Alpet shqiptare

Hera e fundit që ai është parë është Lugu i Valit Valbonë endi ku ndahet shtegu per në majen e Jezerces dhe shtegun qe të dërgon për në Theth.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Një tjetër turist zhduket në Alpet shqiptare

Një tjetër turist është zhdukur në Alpet e Shqipërisë.

Dhe bëhet fjalë për David Cameron një shtetas australian i cili ka humbur kontaktet që nga data 13 tetor 2024 rreth orës 8 të mëngjesit ku ishte nisur në drejtim të Thethit.

Hera e fundit që ai është parë është Lugu i Valit Valbonë endi ku ndahet shtegu per në majen e Jezerces dhe shtegun qe të dërgon për në Theth.

Nga kjo pikë  Cameron ka filluar i vetëm udhëtimin për në Theth.

Plani i tij ka qënë për të vizituar Thethin dhe për tu kthyer përsëri në Shkodër në hostelin ku qëndronte në të cilin gjenden rrobat dhe dekumentat e tij.

Pas një belgu dhe një lituanezi, Camerun është turisti i tretë i cili humb gjurmët në Alpet shqiptare./Versus.al

Poll