Personi në foto është i riu shqiptar Dhijonis Kapllani, 22 vjeçari i cili ra pre e një atentati me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peristeri të Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se ndaj Kapllanit u qëllua me breshëri me 8 plumba, duke e lënë të plagosur në këmbë. Por një detaj i zbardhur së fundmi është fakti që shqiptari një ditë më parë ishte liruar nga qelia. Në 2021-in, ai ishte arrestuar së bashku me 3 shqiptarë të tjerë për trafikun e 2.3 kilogramëve kokainë, ndërsa në 2022-in ai kishte qëlluar drejt një automjeti për të zgjidhur disa mosmarrëveshje.
Pasi është liruar nga qelia, Kapllani ka qenë pasagjer në një automjet tip “Smart” dhe në ndjekje të tij është vënë një automjet tip “Audi Q2”. Sapo të dy makinat kanë ndaluar, Kapllani ka zbritur dhe në atë moment është qëlluar nga një 26 vjeçar.
Në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja plumbash, ndërsa Dhijonisi ndodhet në “Kryqin e Kuq” ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Versus.al








