AKTUALITET /

Fraksioni dy i dosjes “5D”, 4 zyrtarët e bashkisë përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar! SPAK kërkon 2 vite shërbim prove

Shkruar nga Versus
Fraksioni dy i dosjes “5D”, 4 zyrtarët e bashkisë
Deborah Keçi drejtoresha e klubit "Tirana"

Katër zyrtarë të bashkisë Tiranë të cilët janë marrë të pandehur për dosjen “5D” sa i takon atij që njihet si “fraksioni 2”, kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretendën për katër të pandehurit duke kërkuar 1 vit burg për drejtoreshën e klubit “Tirana”, Deborah Keçi dhe nga 9 muaj burg për Teuta Gjurin, Renaldo Gjerazin dhe Gentjan Merajn. 

Duke qenë se përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, SPAK kërkoi që dënimi për të pandehurit të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Sipas SPAK, është provuar fakti se Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për “5D Konstruksion” avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes”.

Seanca tjetër ndaj të pandehurve do të mbahet më 8 maj.

Hetimet e SPAK përfunduan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më 14 shkurt të këtij viti u kalua për gjykim dosja ndaj dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato si dhe 5 bashkëpunëtorëve të tyre të akuzuar për një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë fiktive “5 D Konstruksion”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: