AKTUALITET /

“Franc Çopja 200 mln euro në Dubai”, gazetarja: Bosi i grupit ishte tjetër, korruptoi ‘shtetin’ e Paraguait dhe jetonte në Peqin

Ervis Çela i cili ishte personazhi kryesor i grupit të narko-trafikut ndërkombëtar të shqiptarëve, ishte arrestuar në qershor të këtij viti për t'u esktraduar drejt Italisë, pa u ditur ende se ishte "bosi" që siguronte furnizimin e Çopjave dhe grupeve të tjera me drogë nga Amerika Latine.

Shkruar nga Versus
“Franc Çopja 200 mln euro në Dubai”, gazetarja: Bosi i
Fotomontazh: Arrestimi i Ervis Çelës, majtas Fadil Balla, djathtas Franc Çopja

Në gusht të këtij viti, SPAK goditi atë që konsiderohej si grupi më i fuqishëm shqiptar në trafikun ndërkombëtar të drogës duke identifikuar Ervis Çelën dhe Franc Çopjan si krerë të organizatës kriminale që mbushte Evropën me kokainë nga Amerika Latine.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me personazhin në “hije” Ervis Çelën i cili teksa jetonte në Paraguai kishte arritur të korruptonte të gjithë zinxhirin drejtues të institucioneve duke e bërë të pamundur bashkëpunimin e SPAK me autoritetet e vendit të Amerikës së Jugut. Ajo tha për “Opinion” se pas zbërthimit të SkyEcc Çela ishte zhvendosur në Shqipëri në një fshat të Peqinit ku përpiqej të “maskohej” si person i thjeshtë ndërkohë që në Paraguai kishte vila, fermë dhe avionë për trafikun e drogës që shpërndante për grupe të ndryshme kriminale.

“Franc Çopja 200 mln euro në Dubai”, gazetarja: Bosi i
Arrestimi i Ervis Çelës, qershor 2025

“Nuk pati bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare. Në 2021-in ishte larguar nga Paraguai dhe tërhiqet në Shqipëri. Bëhet me fëmijë dhe qëndronte në një fshat të thellë të Peqinit ku kishte ngritur gjithë perandorinë. Një moment SPAK arrin ta identifikojë dhe jep urdhër policisë së Elbasanit që ta arrestonte për llogari të Italisë. Arrestohet në qershor në Qeparo ku po bënte pushimet”- u shpreh Lala.

Përsa u përket vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, gazetarja bëri me dije se Franc Çopja ishte kryesori dhe njihej si “fantazma” e të gjithë porteve të Europës. Sipas saj, ai kishte 200 milionë euro të investuara në Dubai në bashkëpunim me shtetas marokenë.

“Franc dhe Hajdar Çopja kishin organizuar deri në 7 vrasje dhe personi që kryente ekzekutimet ishte Talo Çela. Nga ana tjetër Ervis Çela dhe Çopja nuk kishin dakordësi me Ndraghetën për trafikun e drogës. Franc Çopja ishte fantazma e të gjithë porteve të Europës. Edhe nëse një konteiner kalonte me të kuqe, arrinte ta kalonte në porte dhe kishte depërtuar në gjithë instancat atje. Nëse bossi që furnizonte grupet ishte Ervis Çela, Franc Çopja bënte shpërndarjen. Ka një shkrim në median britanike që thuhej se as vetë nuk e kishte besuar që mund t’i shkërrmoqej aq shpejt perandoria e ngritur.  Kishte 200 milionë euro të investuara në Dubai në bashkëpunim me marokenët”- shtoi më tej gazetarja.

Një tjetër emër kryesor në dosjen e grupit që u godit në gusht ishte Fadil Balla i cili rezulton edhe president i klubit Erzeni dhe pronar i një resorti luksoz. Lala tha se ai kishte ngritur kompani që fitonte tendera shtetërorë, ndërkohë që policia priti derisa ai fejoi vajzën dhe më pas nuk pati asnjë lajm rreth Fadil Ballës.

“Personi i tretë ishte Fadil Balla i cili njihej si person pa precedentë penalë. Ai rezultonte se porosiste kokainë 7.4 mln euro, zotëron resortin “Ajman”. Por ajo që ngre dyshime, është përse nuk është arrestuar, sepse policia e ka pritur derisa fejoi vajzën dhe më pas ai u bë hije. Këtë përgjigjie duhet ta japë Ilir Proda. Fadil Balla kishte hapur një kompani dhe thjesht fitonte tendera shtetërorë”- deklaroi Lala. Versus.al

Poll