AKTUALITET /

"Fshihnin miliona euro në një garazh" 22-vjeçari shqiptar kapet me 110 kg kokainë “të pastër”

Sipas mediave italiane, vlera e kësaj sasie arrin mbi 4 milionë euro nëse shitet me shumicë, ndërsa në tregun e rrugës mund të kapë shifrën marramendëse prej afro 10 milionë eurosh

Shkruar nga Versus

"Fshihnin miliona euro në një garazh" 22-vjeçari

Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e një 22-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili u kap në flagrancë me një sasi të konsiderueshme kokaine të pastër. Bëhet fjalë për rreth 110 kilogramë lëndë narkotike, të ndara në pako nga një kilogram secila, gati për t’u shpërndarë në treg.

Sipas mediave italiane, vlera e kësaj sasie arrin mbi 4 milionë euro nëse shitet me shumicë, ndërsa në tregun e rrugës mund të kapë shifrën marramendëse prej afro 10 milionë eurosh. Kjo për shkak se dozat e vogla prej 0.5 gramësh shiten me çmime që variojnë nga 40 deri në 50 euro.

Hetimi nisi pas sinjalizimeve për lëvizje të dyshimta në një garazh në zonën e Sarnicos. Vëzhgimet e policisë zbuluan se i riu vepronte si kujdestar i ambientit, duke ruajtur dhe menaxhuar ngarkesën e drogës. Pas ndërhyrjes, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bergamos, ku pritet të dalë përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Ky rast nxjerr edhe një herë në pah rolin kyç që zonat e Bergamos dhe Breshias luajnë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas autoriteteve, këto territore shërbejnë si pika strategjike për grupe kriminale të lidhura me rrjete shqiptare, të cilat furnizojnë një gamë të gjerë organizatash në të gjithë Italinë.

 

 

 

 

 

Poll