AKTUALITET /

Mashtrime me call center, arrest me urdhër të SPAK: 28-vjeçari në pranga

Arrestimi me urdhër të SPAK për “mashtrim kompjuterik” dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal; hetimet zbulojnë rrjet të organizuar brenda ambienteve të kullës

Shkruar nga Versus

Mashtrime me call center, arrest me urdhër të SPAK: 28-vjeçari

Një tjetër zhvillim ka ardhur nga aksioni ndaj call-centerave të paligjshëm në Tiranë, ku policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar të dyshuar si pjesë e një skeme të organizuar mashtrimi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari është David Prendi, 28 vjeç, arrestimi i të cilit lidhet drejtpërdrejt me call-centerin e zbuluar më herët në ambientet e “Atti Tower”, një nga pikat ku dyshohet se operonte rrjeti.

Urdhri për ndalimin e tij është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se ka ushtruar aktivitet mashtrues përmes platformave kompjuterike, duke synuar qytetarë brenda dhe jashtë vendit.

Ndaj 28-vjeçarit rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar. 

Poll