AKTUALITET /

Azil politik me faturë 6000 euro/ ‘Agjentja’ që shiste premtime bosh procedohet në Tiranë”

Sipas hetimeve, ajo i ka marrë një shtetasi irakian plot 6000 euro, duke i premtuar se do t’i siguronte azil politik në Shqipëri, një shërbim që mesa duket ekzistonte vetëm në fjalët e saj.

Shkruar nga Versus

Azil politik me faturë 6000 euro/ ‘Agjentja’ që shiste
Një 41-vjeçare nga Tirana ka përfunduar nën procedim penal, pasi dyshohet se e ka kthyer “ndihmën për azil” në një biznes fitimprurës, të paktën për veten e saj. Sipas hetimeve, ajo i ka marrë një shtetasi irakian plot 6000 euro, duke i premtuar se do t’i siguronte azil politik në Shqipëri, një shërbim që mesa duket ekzistonte vetëm në fjalët e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar çështjen në Prokurori, ku ndaj shtetases me iniciale A.Z. ka nisur procedimi penal. Burime nga hetimi bëjnë me dije se pasi paratë u dorëzuan dhe premtimi nuk u mbajt, “agjentja e azilit” nuk pa të arsyeshme as t’i kthente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases A.Z., banuese në Tiranë.

Poll