AKTUALITET /

“Gërdeci”, Mediu kundërshton gjetjet e ekspertëve: Demontimi i municionve s’ishte kompetencë e imja

Shkruar nga Versus

“Gërdeci”, Mediu kundërshton gjetjet e ekspertëve:

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu edhe gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme ka vijuar me kundërshtitë e tij kundrejt akt-ekspertizës tekniko-ushtarake sa i takon hetimeve për dosjen e tragjedisë së Gërdecit ku 26 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të fabrikës së armëve.

"Trajtimi i municionit ishte kompetencë eksluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes”- pretendon Mediu.

“Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shtefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes”- shtoi më tej.

Sipas kreut të Partisë Republikane, kompania “SAC” nuk kishte përgjegjësi vetëm demontimin por edhe demilitarizimin duke u hequr efektin dhe rreikun municioneve.

“SAC ka kryer demontim, por jo demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësojnë Forcat e Armatosura.  FA e ka pasur detyrë mbikqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja” është shprehur Mediu.

Nga ana tjetër, një prej familjareve të viktimave që humbën jetën në tragjedinë e madhe, gjatë seancave të kaluara e ka cilësuar si “zvarritje” këtë process gjyqësor duke kërkuar drejtësi kur janë bërë 17 vite nga ngjarja ku i vdiq djali 7 vjeçar teksa luante me biçikletë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: