AKTUALITET /

Gjendet i vdekur një person në mes të rrugës

Shkruar nga Versus

Gjendet i vdekur një person në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qyteti ne Korçës, ku një i moshuar është gjetur i vdekur në rrugë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 9 dhe nga veprimet e para dhe këqyrja e trupit rezulton se viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Sipas burimeve policore viktima dyshohet se mund të jetë rrëzuar në rrugë. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 9 Korçë, është gjetur pa shenja jete në rrugë,  shtetasi Th. S.,  51 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e  trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

A mendoni se zgjedhjet e 11 majit demostruan vullnetin e popullit?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di