Zjarri që nisi dy ditë më parë dhe përfshiu disa fshatra të Delvinës ka përfshirë edhe Borshin ku ka një numër të lartë turistësh të akomoduar.
Mësohet se që prej ditën e djeshme, janë rreth 2 mijë banorë të evakuuar nga fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Pavali. Ndërsa dhjetëra banesa janë shkrumbuar si pasojë e flakëve, përfshirë edhe kishën 200 vjeçare të fshatit Senicë.
Dëmet në bujqësi janë të konsiderueshme pasi janë djegur pemë frutore dhe ullinj duke sjellë edhe plagosjen e 3 personave që pësuan djegie nga zjarri.

Situata ka krijuar shqetësim të madh tek operatorët turistikë në Borsh në kushtet kur supozohet që të jetë kulmi i sezonit turistik. Pavarësisht se aktualisht nuk rrezikohen banesat në Borsh, është e domsdoshme ndërhyrja nga ajri për të patur sadopak rezultat, pasi terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e forcave të armatosura për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore duke qenë se tashmë vatrat kanë marrë përmasa të mëdha. Versus.al







