
Në e Apelin e Posaçëm po mbahet seanca ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden”, i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.
Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim në apel. Në seancën e së mërkurës, Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon encro chat, por nuk është zberthyer. Sipas avokatit Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur encrochat.
Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY ecc dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilin, ndërsa sipas prokurorisë Komunikimet e Hajrit janë me të pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili të mbyllë gojën. Avokati kërkon thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike. Nga ana tjetër SPAK thotë se Bexhdilit iu sekusestrua telefoni i enkriptuar në momentin e arrestimit dhe prandaj mungojnë komunikimet me personat e tjerë të përfshirë. Gjithashtu prokuroria i kërkon gjykatës që të mos pranohet kërkesa për thirrjen e një eksperti për analizimin e kamerave të sigurisë. Versus.al







