AKTUALITET /

Gjyqi për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca për ‘mbretin’ e trafikut të kokainës, Dritan Rexhepin

Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatëve për t'u njohur me provat e reja të paraqitura nga SPAK.

Shkruar nga Versus
Gjyqi për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca për
Viktima Jan Prenga, i pandehuri Dritan Rexhepi

Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës për gjyqin ndaj “mbretit” të trafikut të kokainës, Dritan Rexhepi dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020-in.

Shkak për shtyrjen, u bë kërkesa e avokatëve për të pasur kohë në shqyrtimin e provave të reja. Seanca e radhës do të mbahet më 21 maj në orën 09:00.

Njëri prej të pandehurve i cili u arrestua në Kosovë në 2023-in, Aldo Majnishta nuk pranoi të jepte deklarime. Gjatë seancës së kaluar, SPAK paraqiti si prova të reja bisedat në SkyEcc mes Dritan Rexhepit dhe kreut të klanit Hajri në Shijak, Altin Hajri, po ashtu në kërkim për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Pavarësisht se Dritan Rexhepi pati deklaruar që nuk ka njohje me Altin Hajrin, përgjimet e SKyEcc tregojnë të kundërtën.

Në seancën e kaluar, Dritan Rexhepi mohoi çdo akuzë lidhur me ngjarjen duke pretenduar se nuk kishte sesi të bënte lëvizje për shkak se asokohe ndodhej i arrestuar në një burg të Ekuadorit. Ai mohoi ta njihte Altin Hajrin duke thënë se nuk kishte komunikuar kurrë me të. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: