AKTUALITET /

Grabitja në Rinas/ GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën. Ai akuzohet për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit në prillit të vitit 2019.

Shkruar nga Versus

Grabitja në Rinas/ GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën. Ai akuzohet për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit në prillit të vitit 2019.

Ai akuzohet se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me qëllim që të futej lehtësisht në pistën e Rinasit, ku ndodhi edhe grabitja. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe vëllezërit Haxhia, ku njëri prej tyre, konkretisht Viktori dyshohet se mori pjesë në modifikimin e furgonit.

Një pjesë e mirë e eurove të fituara nga Talo Çela përmes grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit” në prill 2019 dhe eurove të fituara nga seriali i vrasjeve Peqin-Elbasan, janë investuar nga familja e Talos në Tiranë dhe Sarandë, kryesisht në biznes dhe blerje apartamenti.

Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale.

Bisedat e zhvilluara në “Sky”, kanë zbuluar se shumat financiare Talo Çela i pastronte përmes gruas së tij, Matilda Hoxholli, dhe një pjesë përmes vajzës së tij, A.H./Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: