AKTUALITET /

'Kopshti nuk na lajmëroi', helmimi i të miturve në Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë për skandalin

Prindërit e fëmijëvë që janë helmuar në kopshtin e Gramshit kanë folur për mediat. Ata janë shprehur se fëmijët e tyre kanë patur temperature dhe të vjella për shkak të helmimit.

Shkruar nga Versus
'Kopshti nuk na lajmëroi', helmimi i të miturve në
Foto ilustruese

Prindërit e fëmijëvë që janë helmuar në kopshtin e Gramshit kanë folur për mediat. Ata janë shprehur se fëmijët e tyre kanë patur temperature dhe të vjella për shkak të helmimit. Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitë në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej të miturve u mbajtën në kujdesin intenstiv pedriatik për shkak të dëhidratimit.

Një prind ka theksuar se nuk e dinte se kishte edhe fëmijë të tjerë në të njëjtën gjendje shendetësore si fëmija i tij teksa shtoi se këtë e mësuan në urgjencë. Sipas tyre, kopshti nuk i ka informuar për asgjë.

“Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri. E çuam në urgjencë dhe vetëm atëherë mësuam se kishte edhe të tjerë në të njëjtën gjendje,” tha një prind.

“Kopshti nuk na njoftoi për asgjë. As nuk e dinim se mund të ishte helmim,” shtoi prindi.

Prindërit kërkojnë përgjigje dhe ndëshkime ndaj kanë paralajmëruar javën e ardhshme protestë përpara kopshtit. Versus.al

Poll