Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime për WebLajm.al bëjnë me dije se që prej ditës së djeshme janë kryer një sërë kontrollesh nga SPAK në Bashkinë e Tiranës në disa ambiente të këtij institucioni.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.
Gjithashtu, raportohet se janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e Bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj. Bëhet me dije se me vendim gjykate, janë sekuestruar 5 telefona celularë. Nuk dihet ende nëse këto kontrolle kanë lidhje me çështjen e kryebashkiakut Veliaj apo është një tjetër çështje që SPAK po heton. Versus.al







