AKTUALITET /

'Hetimet janë në zhvillim', SPAK nis verifikimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku

SPAK njofton se kjo dosje, e cila lidhet me ministrin dhe drejtuesin politik të Qarkut të Elbasanit, është kaluar nga Prokuroria e Tiranës për shkak të kompetencës.

Shkruar nga Versus
'Hetimet janë në zhvillim', SPAK nis verifikimet ndaj
Arbjan Mazniku

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po zhvillon verifikime në lidhje me dosjen hetimore ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

SPAK njofton se kjo dosje, e cila lidhet me ministrin dhe drejtuesin politik të Qarkut të Elbasanit, është kaluar nga Prokuroria e Tiranës për shkak të kompetencës.

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar SPAK-ut dosjen, e cila tashmë është shortuar dhe ndodhet në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm.

“Prokuroria e Tiranës na ka përcjellë dosjen për kompetencë. Dosja është shortuar dhe po verifikohet,” njofton SPAK./Versus.al

Poll