
Shkodër- Mëngjesin e sotëm ka nisur puna për shembjen e objekteve në hyrje të qytetit, për t’i hapur rrugë kështu projektit të ri për rikualifikimin e hyrjes së kryeqendrës së veriut.
Fillimisht u prish një hotel ndërsa gjatë ditës janë planifikuar të shemben edhe 2 objekte të tjera. Në total janë 21 biznese për t’u shembur në këtë zonë, nga të cilat 11 objekte pa leje dhe 10 të tjera me leje nën process shpronësimi nga shteti.
Më pas, planifikohet edhe shembja e 55 objekteve ku banon komuniteti rom i vendosur aty prej kohësh. Gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e objekteve, nuk ka pasur rezistencë nga ana e pronarëve të objekteve.
Plani për hyrjen e re të qytetit, u bë publik nga kryemnistri Edi Rama menjëherë pasi Benet Beci u shpall fitues me 10 mijë vota përballë rivalit të tij demokrat Bardh Spahia duke shënuar histori në 33 vite pluralizëm ku Shkodra u fitua për herë të parë për socialistët. Versus.al







