AKTUALITET /

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë, humb jetën në QSUT Shpëtim Çeliku

I dënuari pësoi arrest kardio-respirator dhe pavarësisht se u dërgua në QSUT nuk arriti të mbijetonte.

Shkruar nga Versus

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë, humb

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë, humbi jetën sot rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT. Ai ishte transferuar aty për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar.

Vdekja e tij rezultoi nga një arrest kardiorespirator. Çeliku, me origjinë nga Vlora, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pas arrestimit të tij më 9 dhjetor 2012. Asokohe ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik pasi autori vrau gruan e tij Manushaqe Çeliku e cila ishte shtatzënë. Krimin e kreu në prani të 2 vajzave të mitura. 

Çelikut i kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj burg. 

Më 15 tetor 2025, Çeliku u transferua nga IEVP Shkodër në Spitalin e Burgjeve dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndodhi fatkeqësia. Autoritetet përkatëse janë angazhuar aktualisht në zbatimin e procedurave të nevojshme, duke njoftuar Prokurorinë, SHKBSB, Komisariatin e Policisë si dhe familjarët e tij. Versus.al

Poll