Prej 10 korrikut Ilir Beqaj vijon të jetë në spital. Fillimisht ai u paraqit në spitalin e Durrësit ku mori ndihmën e parë, më pas u kthye në qeli. Por situata e tij sipas avokatëve pësoi përkeqësim dhe bluzat e bardha të Durrësit nuk arritën të gjejnë shkaqet konkret e për këtë arsye, u dërgua pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ku ndodhet aktualisht.
Sipas mjekëve, infeksioni në lëkurë nisi ti përhapej në gjithë trupin, ndërsa së fundmi, pjesa sipërfaqësore është rikuperuar por vijon të ketë komplikime serioze me infeksionin e brendshëm ku po merr trajtim mjekësor. Këtë të mërkurë zhvllohej më GJKKO seanca ndaj tij për dosjen e SASPAC e cila u shty. Vetë Ilir Beqaj nuk u paraqit por u përfaqësua nga avokati Ermal Yzeiraj.
Lidhur me dosjen e hetimeve për fondet e SASPAC, Beqaj dyshohet se gjatë kohës kur drejtonte këtë agjenci, ka përvetësuar fonde të BE të caktuara për vendin tonë nëpërmjet skemave të ngritura në bashkëpunim me vartësit e tij dhe biznesmenë të ndryshëm. Versus.al







