Tiranë- Seksioni për hetimin e pastriit të parave dhe aseteve kriminale, ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari për trafik të qenieve njerëzore, konkretisht të femrave shqiptare drejt Italisë ku shfrytëzoheshin në punë të ndryshme.
Mësohet se 34 vjeçari Ismail Gjineci i kishte regjistruar pasuritë në emrin e babait të tij me qëllim për t’ju shmangur drejtësisë.
Në total janë sekuestruar 1 apartament dhe 2 automjete me vlerë rreth 228 mijë euro.
Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë. Versus.al







