AKTUALITET /

I maskuar punonjësi i pyjores kapet mat duke u kujdesur për hashashin e mbjellë, u tradhëtua nga droni i policisë

Gjatë aksionit, i cili u kodua “Koordinata”, droni i Policisë zbuloi 98 bimë narkotike në fshatin Vig, në Vaut të Dejës.

Shkruar nga Versus
I maskuar punonjësi i pyjores kapet mat duke u kujdesur për hashashin
Zef Lazri

Policia e Shkodrës ka finalizuar një operacion tjetër antidrogë në zonën e malësisë, duke arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar, i cili punonte si punonjës pyjore dhe ishte maskuar për të mos u identifikuar, ndërkohë që kujdesej për bimët narkotike të mbjella në parcelë.

Gjatë aksionit, i cili u kodua “Koordinata”, droni i Policisë zbuloi 98 bimë narkotike në fshatin Vig, në Vaut të Dejës.

Në pranga ra Zef Lazri, banues i këtij fshati.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Z. L., 62 vjeç, banues në fshatin Vig”, njoftoi policia.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se Lazri, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Tags:

zef lazri

Poll