
Policia e Beratit ka marrë në pyetje vëllain dhe nipat e Sokol Kaloshit, personit që u vra nga Altin Halili në vitin 1997, ngarje për të cilën ky i fundit vuajti 12 vite burg.
Në dëshminë e dhënë, Halili tha se nuk kishte konflikte të tjera dhe se dyshonte se atentati ndaj tij u organizua për hakmarrje lidhur me vrasjen që kishte bërë në 1997.
Detaje të reja të zbardhura bëjnë me dije se makina e 46 vjeçarit u qëllua me 10 plumba në breshëri automatiku, ndërsa ai ka deklaruar se kur kishte parë personat e maskuar kishte tentuar t’u përplaste makinën por nuk e kishte arritur diçka të tillë. Për rrjedhojë ishte ulur poshtë sediljes deri në përfundimin e të shtënave dhe largimin e personave që qëlluan drejt tij. Makina më pas u gjet e djegur.
Ndërkohë, vëllai dhe nipat e Sokol Kaleshit, janë lënë të lirë pasi u morën në pyetje nga policia, duke mohuar që të kishin lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Berat. Versus.al








