AKTUALITET /

Atentati në Tiranë/ Mes 4 të plagosurve, djali e nipi i mitur i pronarit të ‘Pelikani Security’! 'G Class'-i drejtohej nga punonjësi, cili ishte ‘shënjestra’

Ndaj mjetit të të plagosurve, u qëllua me armë zjarri në Unazën e Madhe, ndërsa drejtuesi Arenc Stafa, humbi ndjenjat në timon pranë zonës së Lundrës.

Shkruar nga Versus
Atentati në Tiranë/ Mes 4 të plagosurve, djali e nipi i mitur i
Fotomontazh: Arenc Stafa, punonjësi i 'Pelikani Security' që drejtonte mjetin G Class

Një atentat tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën kur rreth orës 21:50 pranë tregut Agro Ushqimor, u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit luksoz tip “G Class” duke lënë të plagosur 4 personat që udhëtonin me të.

Mjeti drejtohej nga Arenc Stafa, punonjës në kompaninë “Pelikani Security”, ndërsa pasagjerë ishin Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D 11 vjeç dhe M.D 17 vjeç, nipi dhe djali i pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj. 

Të katër personat po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Traumës, ndërsa vetëm 11 vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën.

Ata ranë pre e atentatorëve pas një ndjekje që dyshohet se zgjati për disa minuta në Unazën e Re. Arenc Stafa humbi ndjenjat në timon në Lundër si pasojë e plagëve të marra, ndërsa qytetarët rastësorë ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë.

Hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur pistat e ngjarjes, por dyshimet janë se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë 19 vjeçari Kian Mullahi.

Si në ngjarjet e tjera të atentateve me armë zjarri, makina e autorëve është gjetur e djegur në zonën e Lundrës në përpjekje për të humbur gjurmët. Mjeti i djegur mbante targën “AA 040 YV” dhe aktualisht është në process verifikimi nga autoritetet. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: