Live Updates /

Atentat makinës së “Pelikan Security” ne Tiranë, plagosen 4 persona, 2 prej tyre të mitur, në gjendje të rëndë 11-vjeçari. Digjet makina e autorëve, targat e vjedhura nga një 23-vjeçare

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Mësohet se personat e plagosur janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës.* Sipas informacionit paraprak dy prej të plagosurve janë të mitur. Në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë.*Burime për Versus.al thonë se sulmi ka ndodhur ndaj makinës së “Pelikan Security”, pronar I së cilës është Vesel Demiraj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
1 DITE ME PARE

Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Policia gjen makinën GClass të viktimave me shenja plumbash. Zbulohet kujt i përkasin targat

Atentat makinës së “Pelikan Security” ne Tiranë,

Atentati i sotëm në Tiranë, në zonën e Lundrës duke se ka qenë i mirëplanifikuar. Ndonëse dyshimet e para u ngritën për plagosje pas një konflikti banal, pas ngjarjes së rëndë në të cilën kanë mbetur të plagosur dy të mitur, atentati nuk i është lënë rastësisë.

Sipas informacioneve të derimëtanishme, një automjet ka ndjekur nga zona e rrethit të Shkozës deri në Lundër, makinën e “Pelikan Security”. Pronar i kësaj kompanie është Vesel Demiraj.

Versus.al meson se makina e përdorur nga autorët rezulton me targa të vjedhura. Konkretisht, targat i përkasin një vajze të re 23 vjeçare, të një makine të llojit ‘Volkswagen’.

Atentat makinës së “Pelikan Security” ne Tiranë,
Makina e Vesel Demiraj

Megjithatë verifikimet e mëtejshme do hedhin dritë për shkaqet e ngjarjes së rëndë, ku dy të plagosurit e mitur dyshohet të jenë të afërm të Demirajt. /Versus.al/

1 DITE ME PARE

Atentati me katër të plagosur në Lundër/ Si u ndoq dhe u qëllua me breshëri plumbash makina e “Pelikan Security”. Dalin detaje të reja

Atentat makinës së “Pelikan Security” ne Tiranë,

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Tiranë, në zonën  e Lundrës, ku kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy të mitur, të moshave 11 dhe 17 vjeç.

Mësohet se autorët kane qelluar me arme zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozes, deri tek tregu i ri prane TEG.

Burime për Versus.al thonë se sulmi ka ndodhur ndaj makinës së “Pelikan Security”, pronar I së cilës është Vesel Demiraj.

Megjithatë ende nuk dihet arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, në të cilën janë përfshirë edhe të mitur.

Paraprakisht raportohet se dy prej të plagosurve janë djemtë e vesel demirajt, njëri prej tyre vetem 11 vjeç i cili po i nënshtrohet një operacioni urgjent në spitalin e Traumës. /Versus.al/

1 DITE ME PARE

E rëndë/ Atentati në Tiranë, dy prej të plagosurve të mitur. Policia njoftim zyrtar (EMRAT)

Atentat makinës së “Pelikan Security” ne Tiranë,

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi plagosjen në Lundër, në Tiranë. Sipas informacionit paraprak dy prej të plagosurve janë të mitur.

Në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Versus.al/

1 DITE ME PARE

Atentat në Tiranë, plagosen katër persona. Dy prej tyre të mitur (DETAJET)

Atentat makinës së “Pelikan Security” ne Tiranë,

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Mësohet se personat e plagosur janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër..

Burime për Versus.al thonë se të plagosur kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje delikate në Spitalin Univeristar të Traumës. Dy prej të plagosurve janë të mitur.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: