AKTUALITET /

Krimi që tronditi Orikumin, familjari: S’dinim gjë për konfliktet. Fëmijët të traumatizuar! I varrosëm të ndarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum. Llogora Xhebroj, 52 vjeç, vrau bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj më pas i dha fund jetës, ngjarje që ndodhi në banesën e çiftit.

Shkruar nga Versus
Krimi që tronditi Orikumin, familjari: S’dinim gjë për
Llogora dhe Sose Xhebroj

Krimi i rëndë që tronditi opinionin publik më 2 janar të këtij viti, ku burri vrau gruan dhe më pas veten, është rikthyer sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum. Llogora Xhebroj, 52 vjeç, vrau bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj më pas i dha fund jetës, ngjarje që ndodhi në banesën e çiftit. Sipas dëshmive të familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.

Një familjar i tyre ka hedhur dritë mbi ngjarjen dhe marrëdhënien konfliktuale të çiftit, që çoi në zhvillimin dramatik, me dy viktima. Ai tha se çifti ishin të martuar prej gati 20 vitesh dhe se nuk ishte në dijeni se ishin në proces divorci. Ai tha se fëmijët, dy djemtë e çiftit janë të traumatizuar pas ngjarjes së rëndë, ku një të njëjtën ditë humbën nënën dhe babanë.

“E mora vesh nga televizori ngjarjen. Kisha nja 2-3 muaj që se kisha parë Llogoranë. Nuk më kishte shprehur asnjë shqetësim. Sosen mund ta kem takuar rreth 2 muaj më parë. Kishin nja 20 vite martesë. Nuk e di që ishin në proces divorci. Nuk dija asgjë. I kam marrë vesh kur ndodhi ngjarja. Fëmijët janë të traumatizuar. Sa të marrin veten. Isha në varrim. Siç i zuri halli familjen e Soses, na zuri dhe ne. Mos i ndodhte njeriu. Nuk kam ditur si kanë rrjedhur gjërat. S’mund të akuzoj askënd. Llogora ishte njeri korrekt, i drejtë. Ishin të rregullt të dy, punonin bashkë. Ishin familje e rregullt si çdo familje shqiptare. Por kur nuk takon me dikë, sia di problemet. Burrë e grua u varrosën të ndarë. Është fatkeqësi që nuk ua uroj asnjë njeriu.”, tha ai.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al