Gjykata e Selanikut ka dënuar me burgim të përjetshëm plus dhe 12 vite të tjera 47 vjeçarin shqiptar për vrasjen e gruas së tij, ndërsa nuk hezitoi të sulmonte dhe plagoste djalin e saj 29-vjeçar, i cili u fut mes tyre duke u përpjekur të parandalonte incidentin fatal.
I pandehuri u shpall unanimisht fajtor për vrasjen e bashkëshortes, tentativë vrasjeje kundërt djalit të saj dhe armëmbatje pa leje.
Krimi që tronditi shoqërinë e Selanikut ndodhi mëngjesin e 1 dhjetorit 2024. Në gjendje të qetë, 47-vjeçari i cili besonte se nënë e bir kishin një aferë shkoi në shtëpi në orën 8 të mëngjesit i armatosur me dy thika , i vendosur t'i vriste.
Siç u bë e ditur gjatë seancës dëgjimore, disa ditë më parë ai kishte vënë re një shenjë në buzët e gruas së tij, e cila përkonte me faktin se djali i saj 30-vjeçar, i cili kishte jetuar në Kretë për shtatë vjet, ishte kthyer në shtëpi.
Sipas dëshmive të fëmijëve të gruas fatkeqe, atë ditë nuk pati grindje, megjithatë pati një skenë xhelozie nga i akuzuari, si rezultat i së cilës viktima i kërkoi atij të largohej nga shtëpia. 47-vjeçari mblodhi gjërat e tij dhe shkoi të qëndronte me vëllain e tij. Por doli që gjatë atyre katër ditëve ai kishte vendosur t'i merrte jetën gruas së tij dhe djalit të saj.
“Ai ditë nuk shkova në shtëpi për t’i vrarë, por për të parë vajzën time. Kur arrita, u ula për të pirë kafe. Gjatë një bisede tjetër i përmenda gruas time se ajo kishte një marrëdhënie me djalin e saj, dhe ajo më përgjigj ‘po bëj mirë’. Atëherë u hutova,” ka deklaruar 47 vjeccari para gjykatës.
Duke dëshmuar për ditën kur ndodhi vrasja, djali I viktimës tha: "Nëna ime e nxori nga shtëpia disa ditë më parë. Arsyeja ishin dyshimet e tij për ne të dy. Atë ditë ai erdhi në shtëpi në mëngjes, bëri dhe piu kafe. Në një moment i tha asaj "po ke një aferë me djalin tënd " dhe e theri. "E pashë duke e therur me thikë", tha ai, duke shtuar se i akuzuari po bërtiste "më thuaj nëse është e vërtetë apo jo"./Marrë nga Prothema.gr
