AKTUALITET /

Identifikohen dhunuesit e avokatit Mëngjesi! Vetëdorëzohet njëri prej tyre! Kush është pronari që dyshohet se organizoi ngjarjen (EMRI)

Gjyqi i fituar nga Sokol Mëngjesi kundrejt Dritan Nanos që nuk i dha shpërblimin për shërbimet e tij, duket se ka qenë zanafillë e dhunës së djeshme ndaj avokatit.

Shkruar nga B.V
Identifikohen dhunuesit e avokatit Mëngjesi! Vetëdorëzohet
Sokol Mëngjesi dhe dhunuesit e tij Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku

Tiranë- Janë identifikuar autorët që dhunuan avokatin e Sali Berishës, Sokol Mëngjesin gjatë ditës së djeshme në zonën e ish-bllokut.

Të rinjtë që shihni në foto, Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj i zunë pritë Sokol Mëngjesit në dalje të kopshtit 31 ku avokati sapo kishte lënë djalin e tij dhe më pas e dhunuan duke e goditur disa herë me leva dhe grushte derisa humbi ndjenjat. Ndërsa Romario Tabaku largoi me makinë njërin prej autorëve. 

Pas ngjarjes, autorët u larguan në këmbë në një rrugicë ku edhe i priste një automjet, ndërsa avokati u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët e kanë futur në intubim.

Si pasojë e goditjeve, Mëngjesi ka pësuar dy hematoma në kokë. Një prej dëshimtareve që pa ngjarjen tha se dhunuesit e pritën avokatin derisa la djalin e tij në kopsht dhe më pas e dhunuan derisa e lanë pa ndjenja dhe në fund njëri prej tyre e shihte nga sipër para se t’ja mbathte nga vendngjarja.

Çfarë e solli dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi?

Ditën e djeshme u fol në media se shkaku i dhunimit të Sokol Mëngjesit lidhej me një çështje gjyqësore për prona. Së fundmi është zbardhur dhe dinamika e çështjes gjyqësore.

Mësohet se tetë trashëgimtarë, të përfaqësuar nga Sokol Mëngjesi, kanë fituar procesin gjyqësor për pronën. Fillimisht të gjithë kishin firmosur kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit në rast se do të fitonin gjyqin. Por pas fitores së çështjes gjyqësore, 7 prej trashëgimtarëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore, përveç Dritan Nanos.

Ndaj këtij të fundit, avokati hapi një gjyq, të cilin e fitoi dhe përmbarimi i bllokoi pronën Nanos duke mos e lejuar të vijojë shitja. Në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore për të kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhej të merrte.

Njëri prej dhunuesve, Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici. Ndërsa tre të rinjtë e tjerë, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë në arrati. Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tyre. Ndërkohë 58 vjeçari Dritan Nano është ndaluar nga policia nën dyshimin si organizator i dhunës ndaj Mëngjesit. 

Sokol Mëngjesi njihet si një prej avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” si dhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Për aktin e djeshëm ndaj tij pati reagime të shumta si nga ana e Dhomës së Avokatisë ashtu edhe nga politika, ku deputetët gjatë një mbledhje në komisionin e Ligjeve, dënuan ngjarjen ndërsa Rithemelimi akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në ngjarje si hakmarrje ndaj avokatisë të Sokol Mëngjesit ndaj Sali Berishës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: