Shkodër- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer me fadroma mëngjesin e kësaj të shtune në Theth për të shembur edhe objektet e tjera pa leje që kanë mbetur në zonën e shpallur Park Kombëtar.
Sipas raportimeve, pritet që gjatë kësaj faze të shemben 35 objekte. Në korrik të këtij viti, u shembën 70 objekte që ishin ndërtuar pa leje. Pas përfundimit të zgjedhjeve, fadromat e IKMT zbarkuan në Theth në kuadër të reagimit të ashpër të kryeministrit Edi Rama lidhur me strukturat që ishin ngritur pa leje.
Herë pas here u regjistruan incidente mes banorëve, policisë dhe punonjësve të IKMT. Versus.al







