AKTUALITET /

Importoi mish pule me salmonelë nga Brazili, policia shpall në kërkim pronarin e “DIMAL”, procedohen 3 inspektorë të AKU

Shkruar nga Versus
Importoi mish pule me salmonelë nga Brazili, policia shpall në
Mond Goxha pronari i "AMG Food", kompanisë që importoi mishin

Policia ka shpallur në kërkim Arben Goxhën administratorin e kompanisë “Dimal Inc’ e cila dyshohet se ka hedhur ne treg sasinë e mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

Gjithashtu është vënë nën hetim vëllai i tij Mond Goxha, pronari i kompanisë “Amg Food” që rezulton të jetë kompania që ka importuar nga Brazili sasinë e mishit të kontaminuar me bakterin e salmonelës.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe tre inspektorët e AKU, Gëzim Lushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari të cilët akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve”- njofton policia. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: