AKTUALITET /

Ish-prefekt i Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

Më herët Qendro ka mbajtur disa poste të rëndësishme në administratë.

Shkruar nga Versus

Ish-prefekt i Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Qendro njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës që prej kohës kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Ndër vite ka mbajtur një sërë detyrash nga koordinator elektoral i PS në qarqet e Tiranës e Vlorës deri në drejtimin e Inspektoriatit Ndërtimor në kryeqytet.

Gjithashtu ka qenë drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe nënkryebashkiak i Vlorës para se të emërohej prefekt në Tiranë. Versus.al

Poll